Ndërlidhjet

BAGDAD


Katër ushtarë amerikanë janë vrarë në sulme të ndara kundër forcave të koalicionit në Irak.
Dy ushtarët u vranë në sulmin ndaj autokolonës në qytetin Amara, ndërsa dy të tjerët në veri të Bagdadit.
Ndërkohë një delegacion irakien pritet të takohet me zyrtarët amerikanë për t'i dhënë fund gjendjes në Najaf, ku forcat amerikane e kanë rrethuar qytetin, dhe kanë kërkuar dorëzimin e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Nga qyteti Tikrit ndërkaq raportohet se pengu amerikan Tommy Hamill ka arritur t'u ikë rrëmbyesve dhe është pranuar nga forcat amerikane.
XS
SM
MD
LG