Ndërlidhjet

JERUSALEM


Katër fëmijë izraelitë dhe e ëma e tyre janë vrarë kur militantët palestinezë sulmuan një automjet izraelit në hyrje të vendbanimit hebrej Gush Katif në Rripin e Gazës.
Njoftohet se janë vrarë edhe dy sulmuesit.
Sulmi ndodhi ndërsa Partia Likud mban referendumin për t'i dhënë mbështetje planit të kryeministrit Ariel Sharon, të përkrahur gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara, për tërheqjen nga Gaza.
"Vota e sotme e përcakton fatin, është e vështirë por ka rëndësi të jashtzakonshme që Izraeli të ecë përpara në të gjitha fushat e jetës: në siguri, në ekonomi, në punësim, dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në të kundërtën, do të kthehet prapa", tha Sharon.
Sipas planit për tërheqjen e njëanshme, Izraeli do të duhet të tërhiqet nga rreth 7.500 vendbanime hebreje nga territoret e pushtuara në Rripin e Gazës.
Por palestinezët thanë se plani lejon mijëra hebrenj të mbesin në Bregun Perëndimor.
"Situata është humbëse, sepse nëse Sharoni fiton, kjo nuk do të jetë lajm i mirë për procesin e paqes, me të cilin është në kundërshtim", tha ministri palestinez Ghassan Al-Khatib.
XS
SM
MD
LG