Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kreu i armatës amerikane tha se vetëm një "grusht" trupash amerikane janë përgjegjës për abuzimin e të burgosurve irakienë, dhe se nuk ka patur abuzim "sistematik" të të burgosurve në Irak.
Gjenerali Richard Myers i bëri këto komente në Uashington, pasi më parë Amnesty International tha se ka zbuluar shenja të torturës në sjelljen ndaj të burgosurve irakienë nga forcat e koalicionit në Irak, dhe bëri thirrje për hetimin e pavarur të çështjes.
Zëdhënësja e grupit, Nicole Choueiry tha se grupi tani më një vit po i heton pohimet për tortura në Irak.
Komentet e Amnesty International vijuan në kohën kur ushtarakët amerikanë dhe britanikë e hetojnë autenticitetin e fotografive, në të cilat trupat e tyre i abuzojnë të burgosurit irakienë.
Në mesin e dënimeve ndërkombëtare për abuzimet e raportuara, asociacioni i klerikëve myslimanë sunitë bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të formojë një komision të pavarur për hetimin e ngjarjes, të cilën shoqata e krahasoi me krimet e luftës .
XS
SM
MD
LG