Ndërlidhjet

BEOGRAD


Millorad Lukovic, ish komandanti i Njësisë së Operacioneve Speciale në kohën e Millosheviqit, të njohura ndryshe si "Beretat e Kuqe", i është dorëzuar në orët e vona të mbrëmjes së shkuar autoriteteve serbe. Mirosllav Milloshevic, shef i forcave serbe të sigurisë me këtë rast deklaroi:
"Ministri i Brendshëm i Serbisë ka bërë të ditur se rreth orës 21 të natës së shkuar Millorad Lukovic, i njohur si Legija, i akuzuar për vrasjen e Zoran Xhinxhiqit, i është dorëzuar policisë. Lukovic është në arrest dhe po merret në pyetje."
Legija do të dëshmojë në seancën e 10 majit në gjyqin kundër të akuzuarve për vrasjen e Xhinxhiqit, kanë bërë të ditur zyrtarët e drejtësisë serbe.
Lukovic, i cili akuzohet të jetë hartuesi i planit të vrasjes së ish-kryeminsitrit serb Zoran Xhinxhiq, po gjykohej në mungesë.
Ai është i përfshirë dhe në vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stambolliq si dhe në atentatin kundër Vuk Drashkoviqit, tani ministër i jashtëm.
Legija është i njohur për drejtimin e njësive paraushtarake gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, që janë të përfshira në krimet më të rënda.
XS
SM
MD
LG