Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre anëtarë të Këshillit Qeverisës së Irakut, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të vendimit për të emëruar në krye të forcave irakiane në Falluxha një ish ushtarak të lartë të regjimit të Sadam Huseinit.
Në deklaratën e lëshuar nga tre anëtarët e larguar thuhej se ky hap paraqet një zgjerim të ushtrisë së Sadamit.
Burime të pakonfirmuara thonë se Mohamed Latif, ish gjeneral në kohën e Sadam Huseinit, do drejtojë të ashtëquajturën "Brigadën e Falluxhës".
Gjatë ditës ka pasur shkëmbime zjarri mes militantëve dhe forcave amerikane në Naxhaf, ku mësohet se një polic irakian dhe një civil kanë humbur jetën. Ndërsa në Bagdad njoftohet se një ushtar amerikan është vrarë.
XS
SM
MD
LG