Ndërlidhjet

GJENEVË/UASHINGTON


Ekspertë të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar nga autoritetet në Irak të lejojnë hetime të pavaruara lidhur me mënyrën se si forcat e koalicionit po trajtojnë civilët në Falluxha.
Sipas të njëjtave burime, forcat e koalicionit po përdorin forcë të tepruar, që po rezulton në vdekjen e civilëve apo në parandalimin e punonjësve mjekësorë për t'i dhënë ndihmën e nevojshme pacientëve.
12 ushtarë amerikanë janë nën hetime për keqtrajtim të të burgosurve apo vepra të tjera kriminale.
Duke folur mbi këto zhvillime Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka thënë:
"Shumica e ushtarëve tanë po bëjnë një punë të shkëlqyer në Irak, duke respektuar standardet me të larta të shërbimit në ndihmë të popullit irakian. Ne jemi atje të ndihmojmë dhe jo të shkaktojmë plagë. Kështu që veprimet e një numri të kufizuar, besoj se nuk do të lënë në hije punën e mirë që bëjnë aq shumë ushtarë tanët në Irak", tha Powell.
Presidenti Bush ka kërkuar nga shefi i Pentagonit, Rumsfeld, të marrë të gjitha masat për një hetim të plotë ndaj ushtarëve të dyshuar për keqtrajtim të civilëve.
XS
SM
MD
LG