Ndërlidhjet

ANKARA


Policia turke ka ndaluar 16 militantë të dyshuar islamikë, në qytetin e Bursës dhe 9 në të tjerë në Stamboll, nën akuzat se po planifikonin sulme me bomba, gjatë takimit të NATO-s, që do mbahet në Turqi gjatë qershorit.
Sipas burimeve të forcave turke të sigurisë militantët e arrestuar në Bursa i përkasin grupit islamik Ansar al-Islam, i cili ka lidhje me Al Kaidën.
Personat e arrestuar në Stamboll u liruan pas marrjes në pyetje.
Presidenti amerikan Bush është në mesin e udhëheqësve, që do të marrin pjesë në takimin e Aleancës në Turqi.
XS
SM
MD
LG