Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon, ka kaluar me lehtësi votën e mirëbesimit në Parlament, pasi në referendumin e djeshëm u hodh poshtë plani i Sharonit për të tërhequr disa nga vendbanimet hebreje në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
60% e anëtarëve të Partisë Likude të kryeministrit votuan kundër planit.
Sharon ka bërë të ditur se plani në fjalë do të pësojë disa ndryshime. Zëvendëskryeminsitri Ehud Olmert ka theksuar nevojën për tërheqjen e vendbanimeve dhe trupave nga territoret palestineze.
"Ariel Sharon do të vazhdojë me planin, pasi nuk do të pranohet një gjendje në vend-numëro. Sharon ka thënë se do hartojë një plan, i cili të jetë i pranueshëm politikisht dhe në përputhje me parimet në të cilat ai beson", tha Olmert.
Ndërkaq katërshja ndërkombëtare për Lindjen e Mesme do takohet nesër në Uashington.
XS
SM
MD
LG