Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, duke folur në një konferencë mbi mardhëniet në mes të besimeve fetare, që po mbahet në Nju Jork, ka theksuar se duhet të mënjanojmë përgjithësimin e akteve të një grupi të kufizuar njerëzish. Ai tha se nuk duhet të akuzojmë gjithë myslimanët për aktet terroriste të një numri të vogël njerëzish. Anan ka theksuar se edhe rastet e përdorimit të tepruar të forcës nga shteti i Izraelit nuk duhet të përdoren si justifikim për sulmet me karakter anti-semit.
Annan ka shtuar se duhet respektuar dinjiteti i individit.
"Ne duhet të mësohemi ta shohim njëri-tjetrin si individë, secili me të drejtën për të përcaktuar identitetin e vet kulturor si dhe të zgjedhim besimin fetar që dëshirojmë", tha Annan.
XS
SM
MD
LG