Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dy kandidatët për presidentë të Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe John Kerry kanë thënë se qëllimi i tyre është ta bëjnë Amerikën vend të sigurt.
Duke folur në shtetin Michigan, presidenti aktual Bush tha se synimi i tij është Amerika më e sigurt, më e fortë dhe më e mirë. "Amerika e sigurt është detyra ime më e rëndësishme dhe Amerika do të jetë më e sigurt kur liria të mbizotërojë në pjesët e botës, të cilat kurrë nuk e kanë parë demokracinë që e njohim ne në Amerikë", tha Bush.
Edhe kundërkandidati i tij, John Kerry, duke folur në Uashington tha: "Unë synoj të bëhem kryetar që e kupton se si ju mund t'i bëni Shtetet e Bashkuara vend më të sigurt dhe se ju e luftoni më me efikasitet terrorizmin".
XS
SM
MD
LG