Ndërlidhjet

ANKARA


Një gjykatë në qytetin Bursa në veriperëndim të Turqisë ka akuzuar 9 persona për lidhje me rrjetin terrorist al-Qaida dhe për përgatitjen e sulmeve në kohën e samitit të NATO-s që pritet të mbahet në qershor në Stamboll.
Bëhet e ditur se në ditët e shkuara janë arrestuar 16 persona të dyshuar për përfshirje në organizatën Ansar- al-Islam, e cila sipas Uashingtonit është e lidhur me al-Qaidan. Në samitin e Stambollit më 28 dhe 29 qershor, i pari në nivel të shefave të shteteve, pritet të marrë pjesë edhe presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG