Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë takimet në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale. Presidenti aktual, George Bush duke folur në shtetin e Miciganit në mes të tjerash ka theksuar:
"Siguria e Amerikës është detyra ime kryesore. Amerika do të jetë më e sigurt, atëherë kur liria të triumfojë në ato pjesë të botës, që nuk e kanë përjetuar asnjëherë lirinë që ne njohim në Shtetet e Bashkuara."
Edhe kandidati presidencial demokrat, senatori John Kerry, gjatë një takimi në Uashington, është përqëndruar në cështjet e sigurisë.
"Unë synoj të bëhem president që e kupton se si ju mund t'i bëni Shtetet e Bashkuara më të sigurta, si ju mund të luftoni në mënyrë më efikase kundër terrorizmit. Dhe kjo kërkon të zbatohen parimet, të cilat janë respektuar nga cdo president gjatë shekullit të kaluar, pra të punohet së bashku me vendet e tjera", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG