Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shefi i Pentagonit, Donald Rumsfeld, ka vlerësuar si të papranueshme rastet e abuzimit të të burgosurve irakianë dhe ka vlerësuar se përgjegjësit do dalin para drejtësisë.
"Ne jemi duke marrë hapat e nevojshme për të vënë para përgjegjësisë ata që kanë shkelur kodin e sjelljes së ushtarakut dhe kanë tradhëtuar besimin që iu është dhënë nga populli amerikan", tha Rumsfeld.
Në Britani, Adam Ingram, ministër i forcave të armatosura, gjatë fjalës së tij në Parlament lidhur me rastet e keqtrajtimeve tha:
"Unë do të doja të siguroja Dhomën e Ulët të Parlamentit se nëse faktohet që ushtarët britanikë kanë vepruar kundër ligjit, atëherë do të merren të gjitha masat e nevojshme. Përparësia jonë kryesore është gjetja e së vërtetës sa më shpejt që të jetë e mundur."
XS
SM
MD
LG