Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Tri shpërthime të bombave goditën sot në orët e hershme të mëngjesit stacionin e policisë në Kalitea, kanë raportuar zyrtarë të policisë. Nuk ishte e qartë se a kishte viktima ose dëmtime të ndërtesës. Zyrtarë të policisë kanë thënë se autoritetet kishin marrë vërejtje anonime për mundësinë e shpërthimeve të këtilla. Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis tha sot se shpërthimi në stacionin e policisë nuk do të ndikoj në sigurinë e Lojërave Olimpike që mbahen gjatë muajit Gusht.
XS
SM
MD
LG