Ndërlidhjet

BAGDAD


Në orët e mëngjesit të sotëm është raportuar për përleshje ndërmjet forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe të pjesëtarëve të kryengritësve të liderit shiitë, Moktada al-Sadër në qytetin erbela të Irakut. Përkrahësit e këtij lideri fetar kishin hedhur granata në pozicionet e ushtarëve amerikanë dhe bullgarë pak pas mesnatës. Agjencia Rojters ka raportuar se ushtarët ishin pergjegjur me të shtëna nga armë zjarri. Një zëdhënësi i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar këtë përleshje por nuk ka dhënë detaje të tjera. Forcat e koalicionit kanë kumtuar se në luftimet në Qerbela është vrarë një ushtar amerikan ndlërsa burime spitalore kanë thënë se në këto përleshjeu vranë së paku dy pjesëtarë të kryengritësve të al-Sadrit.
XS
SM
MD
LG