Ndërlidhjet

logo-print

VIRUSI KOMPJUTERIK SASSER QË PO PËRHAPET NË GJITHË BOTËN MUND TA KETË ORIGJINËN NGA RUSIA


Breffni O'Rourke

A ka qenë qasja juaj në internet me e ngadalshme dhe më e dobët ditët e fundit? A ka filluar kompjuteri juaj personal të ristartohet në mënyrë të pakontrolluar, pa e ditur pse?
Nëse po, këto janë shenja të invadimit të larvave të uritura kompjuterike, të quajtura Sasser.
Termi "larva" është përdorur për një nënlloj të virusëve kompjuterikë që përhapen automatikisht, qoftë përmes lidhjeve me e-mail apo posta elektronike, qoftë përmes lidhjeve të drejtpërdrejta të rrjeteve.
Sasseri, i cili së pari doli fundjavën e shkuar, po i infekton sistemet operative të Microsoft Windows 2000 NT dhe XP-në. Sipas Mikko Hypponenit, drejtor i një firme finlandeze që merret me gjurmimin e antivirusëve, ky virus ende është jashtë kontrollit.
"Virusi ende po përhapet - ne kemi menduar se që nga dita e djeshme atij do t'i zvogëlohej fuqia, mirëpo statistikat e tashmë tregojnë se ai po bëhet edhe më i keq dhe duket se po përhapet globalisht, në Kinë, Australi, Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara," tha Hyponnen.
Virusi Sasser po lëviz shumë shpejt, pasi ai mund t'i infektojë kompjuterët pa pritur që shfrytëzuesi të bëjë ndonjë veprim, si hapja e ndonjë attachmenti. Ai është i programuar që thjesht të shëtisë nëpër internet, për ta gjetur ndonjë kompjuter që ta infektojë.
Eksperti i kompjuterëve Greg Day nga kompania Network Association, një kompani nga San-Francisko që bën softwere me antivirusë, shpjegon:
"Konsumatori dhe korporata po i shikojnë këto sulme. Nuk ka nevojë për veprim njerëzor që t'ua mundësojë këtyre virusëve përhapjen nga një kompjuter në tjetrin, pasi ky send udhëton vjedhurazi nëpër rrjet, po pengon kompjuterët e tjerë dhe po shkakton tollovi dhe ngarkesë", tha Day.
Shtimi i sasisë së qarkullimit, mund të ndikojë mbi efikasitetin e sistemeve të tjera të pavarura nga Microsofti.
Larvat apo viruset si Sasser janë një dhimbje dhe trazim për shfrytëzuesit privatë të kompjuterëve, mirëpo, ata mund të shkaktojnë situata të rrezikshme në sektorët më të rëndësishëm të shërbimeve publike.
Në Britani sistemi i hartave kompjuterike i shërbimit të rojes bregdetare ka funksionuar keq, duke i bërë zyrtarët të vrapojnë kah hartat e vjetra e të pluhurosura.
Në Gjermani është dëmtuar keq rrjeti i shërbimit postar, ndërsa në Bruksel më shumë se 1000 kompjuterë janë prishur në selinë e Komisionit Evropian.
Shfrytëzuesit e kompjuterëve në korporata kanë qenë të zënë me arrnimin e sistemeve të tyre dhe ata shpresojmë se më e keqja ka kaluar.
Sa u përket shfrytëzuesve të kompjuterëve privatë ekspertët thonë se makina të dobëta ndaj virusit Sasser janë ato që nuk janë plotësuar me të rejat e fundit të Windowsit në tre javët e fundit e që janë të lidhura me rrjetin publik të internetit.
Hypponen thotë se virusi Sasser mund të ketë nisur në Rusi.
"Ne aktualisht jemi pothuajse të bindur se kjo është punë e virus grupit rus Netsky. Ne nuk dimë shumë për këtë grup, nuk e dimë se sa anëtarë ka, nuk e dimë as se nga cili vend i Rusisë veprojnë, mirëpo e dimë se ky grup vetëm brenda këtij viti ka lëshuar më shumë se 30 viruse të ndryshme," tha Hypponen, për të shtuar se besohet që edhe larva më e përhapur virusale që shkon aktualisht përmes postës elektronike është punë e Netsky-it.
XS
SM
MD
LG