Ndërlidhjet

ATHINË


Tri shpërthime të bombave goditën sot në orët e hershme të mëngjesit stacionin e policisë në Kalitea, kanë raportuar zyrtarë të policisë.
Prefektja e Athinës, Dora Bakoyannis duke folur sot në Parisë për këto shpërthime, tha: "Ky është një incident shumë i vogël dhe i izoluar, që mund të ndodhë në secilin kryeqytet në botë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me sigurinë e lojërave olimpike".
Edhe kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis tha sot se shpërthimi në stacionin e policisë nuk do të ndikoj në sigurinë e Lojërave Olimpike që mbahen gjatë muajit Gusht.
XS
SM
MD
LG