Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë sot se keqtrajtimi i të burgosurve irakienë nga pjesëtarë të ushtrisë amerikane ishte i neveritshëm. "Populli i Irakut duhet ta kuptojë se unë i cilësoj këto veprime si të pështira dhe ato nuk e përfaqëson Amerikën që unë e njoh", tha Bush. Irakienët janë zemëruar nga pamjet e ushtarëve amerikanë që keqtrajtonin të burgosurit në Abu-Ghraib të Irakut.
Bush, në një televizion arab, ka premtuar nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. "Hetime do të bëhen për ta ditur shkallën e përhapjes së këtyre abuzimeve. Ne duam ta dimë të vërtetën", tha Bush, duke shtuar se kishte biseduar me sekretarin e mbrojtjes Rumsfeld të cilit i kishte thënë "Zbuloje të vërtetën dhe thuaju atë irakienëve dhe botës". Ndërkohë, senatori Josef Biden ka kërkuar dorëheqjen e Rumsfeldit. "Nëse gjërat shkojnë përmes Rumsfeldit, ai duhet të japë dorëheqje", tha Biden, sipas të cilit shumë gjëra në Irak kanë shkuar në drejtim të gabuar.
Mirëpo, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha se Rumsfeld nuk duhet të japë dorëheqje pasi Bush ka besim të plotë në të.
XS
SM
MD
LG