Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Zyrtari i lartë japonez, Hirojuki Hosoda deklaroi sot se "është për keqardhje ekstreme që të burgosurit irakianë u trajtuan në mënyrë johumane". Ai mëtutje u shpreh se "e kuptojmë që Shtetet e Bashkuara këtë çështje e kanë marrë me seriozitet dhe shpresojmë se do të marrin masa përkatëse". Japonia, njëri nga aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara në Azi, e kishte mbështetur luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe në periudhën e pas luftës atje ka dërguar afro 550 ushtarë që po angazhohen në punë humanitare.
XS
SM
MD
LG