Ndërlidhjet

BAGDAD


6 irakianë dhe një ushtar amerikan kanë mbetur të vrarë pas shpërthimit të një automjeti bombë në hyrje të zonës ku gjendet kompleksi qeveritar, e njohur si zona e gjelbër. Lidhur me sulmin në fjalë John Murray, zëdhënësi i forcave amerikane në Irak tha:
"Rreth orës 7:26 të mëngjesit të sotëm nga një sulm, i cili sipas të gjitha gjasave ishte vetvrasës, ndodhi një shpërthim në pikën e kontrollit. Besohet se bomba është aktivizuar nga automjete që gjendeshin dy apo tre makina larg nga pika e kontrollit."
Një shpërthim i dytë në Bagdad ka shkaktuar plagosjen e një personi.
I dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi ka arritur gjatë ditës në Bagdad për të diskutuar formimin e qeverisë së re irakiane që do marrë përgjegjësitë pas 30 qershorit.
XS
SM
MD
LG