Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON - LONDËR


Presidenti amerikan, George Bush, i ka shprehur mbretit të Jordanisë, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, keqardhjen lidhur me keqtrajtimin e të burgosurve irakianë.
" I thashë se më vinte keq për keqtrajtimet nga të cilat kanë vuajtur një numër të burgosurish irakianë si dhe për vuajtjet e shkaktuara nga ky poshtërim për familjet e tyre", tha Bush


Gjatë ditës Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se në mënyrë të përsëritur ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të marrin masa për t'i dhënë fund abuzimit të të burgosurve në Irak, përpara se rastet e tilla të bëheshin publike. I pyetur rreth deklaratave të Kryqit të Kuq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan tha se ka bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq, por pa komentuar më tej.
Në të tjera zhvillime, kryeministri britanik, Tony Blair, dhe presidenti polak, Aleksander Kwasniewski, kanë dënuar keqtrajtimin e të burgosurve irakianë nga forcat e koalicionit, duke vepra të tilla janë kryer nga një numër shumë i kufizuar ushtarësh.
XS
SM
MD
LG