Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur punën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, derisa po shtohen kërkesat për largimin e tij nga detyra, për shkak të abuzimeve me të burgosurit irakianë.
Një numër anëtarësh të Kongresit amerikan e kanë kërkuar heqjen e Rumsfeldit, derisa mediat amerikane kanë raportuar se presidenti Bush ishte i revoltuar me faktin që shefi i Pentagonit nuk e kishte informuar në kohë me keqtrajtimet e të burgosurve.
XS
SM
MD
LG