Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se rreth 50 luftëtarë besnikë të Al-Sadrit janë vrarë në luftimet në afërsi të qytetit Kufa.
Agjencitë kanë njoftuar se kleriku al-Sadr ka udhëhequr sot lutjet e të premtes në xhaminë në Kufa. Ai përcillej nga 500 pjesëtarë të milicive të tij dhe të ushtrisë së mehdiut, besnike ndaj tij.
Forcat amerikane kanë thënë se do të shmangin konfrontimet në afërsi të tempujve fetarë.
Ndërkaq në shpërthimin e një autobombe në Bagdad janë vrarë së paku pesë civilë irakenë dhe një ushtar amerikan.
XS
SM
MD
LG