Ndërlidhjet

GJENEVË


Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Marie Hojce tha sot në Gjenevë se masat e sigurisë për sekretarin e përgjithshëm, Kofi Annan do të përforcohen në selinë e tij në Nju Jork, në bashkëpunim me autoritetet amerikane. Ajo poashtu u tha gazetarëve se edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë do të ndërmerren masa sigurie së bashku me autoritetet e Zvicrës. Këto komente u bën pas kërcënimeve në internet, që është thënë se ishin të Osama bin Ladenit. Në këtë mesazh ai kishte premtuar 10 kilogram arë për ata që vrajnë administratorin amerikan në Irak, Paul Bremer, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe të dërguarin e OKB-së në Irak, Lakdar Brahimi.
XS
SM
MD
LG