Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjatë dëshmisë së tij të sotme në komitetin e shërbimeve të armatosura të senatit amerikan, sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld shprehu "keqardhje të thellë" për irakianët që ishin keqtrajtuar nga pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Mëtutje zoti Rumsfled tha:
-Këto ditë kishte shumë diskutime lidhur me atë se kush e bartë përgjegjësinë për veprimtaritë e tmerrshme që ndodhën në Abu Ghraib. Këto ngjarje ndodhën para syve të mij, si sekretar i mbrojtjes...dhe unë e marrë përgjegjësinë e plotë.
Gjatë kësaj dëshmie në sallë depërtoi një grup i protestuesve duke kërkuar shkarkimin e tij nga posti i sekretarit të mbrojtjes. Gjatë kësaj jave nga anëtarët e partisë demokratike, poashtu, janë dëgjuar kërkesa për dorëheqjen e zotit Ramsfeld. Por, mbrëmë presidenti Bush tha se ai do të mbetet anëtar i kabinetit të tij.
XS
SM
MD
LG