Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka deklaruar se po e marrin seriozisht kërcënimin me vdekje kundër tij dhe zyrtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara të bëra në një audio-xhirim që thuhet të jetë i udhëheqësit të al-Qaidas, Osama Bin Laden.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ferhan Haq ka thënë se masat e sigurisë janë shtuar. "Ne i marrim ato xhirime shumë seriozisht, pavarësisht nga autenticiteti i tyre dhe në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara e kemi shtuar sigurinë për Ananin", tha Haq.
Barrikadat janë vendosur tashmë në selinë e Kombeve të Bashkuara, ndërsa më herët gjatë javës është thënë se planifikohet shpenzimi i 21 milionë dollarëve për shtimin e sigurisë.
XS
SM
MD
LG