Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Policia gjermane ka thënë se ka arrestuar një 18 vjeçar të dyshuar për bërjen e virusit Sasser që ka infektuar miliona kompjuterë anembanë botës. Frank Federau, zëdhënës i zyrës hetimore në Hanover tha se i dyshuari, nxënës i shkollës së lartë është arrestuar dje.
Larva virusale Sasser ka goditur më 1 maj dhe për më pak se një javë ka infektuar 18 milionë kompjuterë në gjithë botën. Disa kompani janë detyruar të ndërpresin punën përkohësisht në përpjekje për të instaluar antivirusë për t'u mbrojtur nga Sasser-i.
XS
SM
MD
LG