Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka kërkuar falje për rastet e keqtrajtimit të të burgosurve irakianë nga ushtarët amerikanë.
"Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime rreth faktit se kush mban përgjegjësi për këto veprime të tmerrshme që kanë ndodhur në burgun Abu Ghraib. Këto ngjarje kanë ndodhur në sektorin ku unë drejtoj ndaj si Sekretar i Mbrojtjes marr përsipër gjithë përgjegjësitë", tha Rumsfled në seancën e djeshme dëgjimore përpara senatorëve amerikanë. Rumsfeld tha se ka fotografi dhe xhirime të tjera që dëshmojnë për abuzim të të burgosurve.
Reagimet në botën arabe kanë qenë të ndryshme. Abdul Karim Omer, qytetar irakian thotë:
"Ne duam të ndëshkohen të gjithë ata që janë përgjegjës për keqtrajtimet, nga oficerët më të lartë e deri tek ushtarët e thjeshtë, por jo Rumsfeld. Ata që janë në krye të komandës këtu në Irak, duhet të ndëshkohen për këto veprime cnjerëzore ndaj të burgosurve."
Ushtria amerikane ka ngritur akuzat për abuzim edhe ndaj një ushtareje amerikane, duke e cuar në 7 numrin e personave nën hetime.
XS
SM
MD
LG