Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


I dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Lakhdar Brahimi, është takuar në Bagdad me anëtarët e Këshillit Qeverisës për të diskutuar planet për krijimin e qeverisë, e cila do marrë përgjegjësitë pas 30 qershorit. Brahimi ka theksuar se ka diskutuar lidhur me përfshirjen e Kombeve të Bashkuara në qeverinë e ardhshme.
"Kishim shkëmbim shumë të dobishëm të ideve. Ajo që ne kemi paraqitur para Këshillit të Sigurimit nuk është një plan i Kombeve të Bashkuara, por një plan që përfshin ato që kemi dëgjuar nga një numër i madh irakianësh" tha Brahimi.
Në të tjera zhvillime rreth 500 irakianë janë mbledhur në Bagdad në një konferencë e cila synon të artikulojë kundërshëtimin ndaj asaj që ata e quajnë pushtim amerikan.
XS
SM
MD
LG