Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Ljube Boshkovski, ish ministri i brendshëm maqedonas, i akuzuar për vrasjen e 7 imigrantëve dy vjet më parë, është larguar për në Kroaci, kanë bërë të ditur burimet zyrtare të Maqedonisë.
Boshkovski, i cili ka edhe nënshtetësinë kroate, akuzohet se për përfitime politike ka vrarë 7 imigrantë të paligjshëm nën akuzat se ishin terroristë.
Vetë Boshkovski ka deklaruar se ky është një komplot i ulët për ta eliminuar nga skena politike. Zëdhënësi i policisë kroate Zllatko Mehun, tha se Boshkovski nuk mund t'i dorëzohet autoriteteve maqedonase, pasi kjo do të ishte shkelje e ligjit kroat.
XS
SM
MD
LG