Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka deklaruar se do merren të gjitha masat që të mos përsëriten më rastet e keqtrajtimit të të burgosurve në Irak. Në fjalimin javor përmes radios Bush ka përsëritur se autorët do dalin para drejtësisë.
"Ata që janë të përfshirë do identifikohen dhe do përgjigjen për veprimet e tyre. Të gjitha operacionet në burgjet në Irak do të rishihen në mënyrë që të sigurojmë se incidente të tilla nuk do të ndodhin më", tha Bush. Më tej ai ka shtuar se këto veprime janë kryer nga një numër i kufizuar njerëzish dhe nuk pasqyrojnë karakterin e vërtetë të njerëzve në uniformë. Këtë ka theksuar dje edhe shefi i Pentagonit, Donald Rumsfeld, i cili ka kërkuar falje dhe ka marrë përsipër përgjegjësitë.
Por duke folur në emër të demokratëve, gjenerali në pension, Wesley Clark, tha se "kërkimi i faljes nuk është i mjaftueshëm".
XS
SM
MD
LG