Ndërlidhjet

BASRA


Një ushtar amerikan është vrarë sot në Irakun verior, me ç'gjë është rritur në 559 numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak brenda 14 muajsh.
Ndërkohë përgjatë gjithë Irakut qendror dhe jugor është njoftuar për luftime ndërmjet forcave të koalicionit dhe militantëve besnikë të klerikut radikal Moqtada al-Sadr. Trupat britanike thanë se së paku dy militantë janë vrarë dhe katër ushtarë britanikë janë plagosur në përleshjet në Basra.
Nëntë militantë të tjerë janë vrarë në qytetin Amara. Në pjesë të tjera janë vrarë dy ushtarë polakë të koalicionit.
XS
SM
MD
LG