Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin konfirmoi se lideri promoskovit i Çeçenisë Akhmad Kadyrov është vrarë në shpërthimi në stadiumin e qytetit Grozni, me rastin e kremtimit të Ditës së Fitores.
"Gjatë 4 viteve të fundit, presidenti i Republikës së çeçenisë Akhmad Haji Kadyrov, e përmbushi detyrën me dinjitet dhe guxim. Ai ishte njeri heroik dhe dëshmoi se populli çeçen asgjë nuk ka të përbashkët me banditët dhe terrorizmin", tha Putin, duke shtuar se do të jetë i "pashmangshëm shpagimi" ndaj atyre që e vunë bombën.
Zyrtarët thanë se të paktën 14 njerëz tjerë u vranë nga shpërthimi, ndërsa mbi 20 u plagosën.
Raportohet se komandanti i forcave ruse në rajon, gjeneral Valery Baranov, seriozisht është plagosur.
Besohet që shpërthimi të ketë ndodhur nga një minë e fshehur nën ulëset e stadiumit.
XS
SM
MD
LG