Ndërlidhjet

BAGDAD


Disa persona e kanë humbur jetën nga shpërthimet e bombave në një treg përplot njerëz në Bagdad.
Raportet ende nuk janë të plota, por të paktën 3 veta janë vrarë dhe disa janë plagosur.
Gjetkë në Bagdad, trupat amerikane u përleshën me pjesëtarët e milicive besnike të klerikut shiit Moqtada al-Sadr, me ç'rast njoftohet për 1 kryengritës të vrarë.
Përleshje me milicinë e al-Sadrit zhvilluan edhe trupat britanike në qytetin jugor Amarah.
Ndërkaq në Basra, tre ushtarë të koalicionit janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi pranë autokolonës së ushtrisë britanike.
XS
SM
MD
LG