Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti i Francës Jacques Chirac, diskutuan një varg çështjesh me një grup studentësh në Paris.
Dy liderët mbi një orë iu përgjigjën pyetjeve, përpara se t'i fillojnë bisedimet mbi propozim kushtetutën e Bashkimit Evropian dhe gjendjen në Irak.
Para studentëve, Blair dhe Chirac i theksuan lidhjet e tyre të ngushta, përkundër mosmarrëevshjeve rreth Irakut.
Takimi i sotëm e shënon Ditën e Evropës.
Më 9 Maj 1950, hapi i parë drejt formimit të Bashkimit Evropian u bë kur ministri i jashtëm i Francës Robert Schuman propozoi krijimin e një autoriteti mbinacional për t'i organizuar interesat e ndara ekonomike gjermano-franceze.
XS
SM
MD
LG