Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti promoskovit i Çeçenisë Akhmad Kadyrov sot është vrarë në një shpërthim në stadiumin e kryeqytetit Grozni.
Shpërthimi ndodhi me rastin e kremtimit të Ditës së Fitores.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e përshkroi Kadyrovin si hero, ndërsa në vend të tij e emërtoi kryeministrin e Çeçenisë Sergei Abramov.
"Pas tragjedisë që ngjau në Çeçeni dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës, ju Sergei Abramov do ta ushtroni detyrën e presidentit deri në zgjedhjet", tha Putin.
Ndërkohë raportohet se mjekët përpiqen t'ia shpëtpojnë jetën kryekomandantit të forcave ruse në rajonin e Kaukazit Verior, gjeneral kolonelit Valery Baranov, i cili ishte ulur pranë Kadyrovit në çastin e shpërthimit.
Zyrtarët thanë se të paktën 14 njerëz tjerë u vranë nga shpërthimi, ndërsa mbi 20 u plagosën.
Besohet që shpërthimi të ketë ndodhur nga një minë e fshehur nën ulëset e stadiumit.
XS
SM
MD
LG