Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni i Bashkimit Evropian tha se "sulmi i neveritshëm" në Grozni e ilustron nevojën për përmirësimin e mëtejmë të koordinimit ndërkombëtar në luftën globale kundër terrorizmit.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana tha se i ka ngushëlluar presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe familjarët e viktimave.
Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se situata në Çeçeni kurrë nuk mund të zgjidhet me dhunë dhe atentate.
Në komunikatën e lëshuar nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Walter Schwimmer, shprehet keqardhje për shpërthimin, ndërsa ministria e Jashtme e Turqisë, duke e dënuar sulmin, tha se aktet e tilla nuk do t'i zgjidhin problemet aktuale në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG