Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair ka deklaruar se nuk ka qenë i informuar lidhur me akuzat e ngritura nga Kryqi i Kuq mbi keqtrajtimin e të burgosurve irakianë nga ana e ushtarëve britanikë dhe amerikanë.
Blair ka shtuar se do të bëhen publike pjesë nga raporti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq mbi këtë cështje, i cili është hartuar në fillim të këtij viti.
Kryeministri britanik ka kërkuar dje falje për rastet e keqtrajtimit të të burgosurve irakianë.
"Ne i kërkojmë ndjesë cdokujt që është keqtrajtuar nga ndonjë ushtar i yni, pasi këto janë veprime plotësisht të paparanueshme. Dua që njerëzit ta dinë se kam folur me ushtarët britanikë në terren dhe ata po punojnë natë e ditë të ndihmojnë irakianët, të rindërtojnë infrastrukturën, të krijojnë kushte më të mira jetese për irakianët. Ne shkuam atje t'i japim fund abuzimeve e jo të përfshihemi në to", tha Blair.
XS
SM
MD
LG