Ndërlidhjet

LONDËR


Dy raste lidhur me keqtrajtimin e të burgosurve irakianë nga ushtarët britanikë së shpejti do t'i kalojnë prokurorisë, derisa 33 raste vdekjesh, abuzimesh dhe lëndimesh të civilëve janë nën hetime. Këtë e ka bërë të ditur para Dhomës së Ulët të Parlamentit ministri britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon.
Hoon ka shprehur hapur dyshimet lidhur me vërtetësinë e fotografive të botuara në të përditshmen britanike "Daily Mirror".
Dje kryeministri Blair ka kërkuar falje për rastet e abuzimit të të burgosurve.
XS
SM
MD
LG