Ndërlidhjet

BAGDAD


35 mbështetës të klerikut radikal Moqtada al-Sadr janë vrarë në përleshje me forcat e koalicionit gjatë 24 orëve të fundit.
Zëdhënësi i trupave amerikane, gjeneral brigade Mark Kimmit tha:
"Si rezultat i përleshjeve gjatë 24 orëve të fundit me forcat e al-Sadrit janë vrarë 35 forca armike si dhe janë plagosur dy militantë dhe 4 ushtarë të koalicionit. Këta të fundit janë rikthyer në shërbim."
Forcat amerikane kanë shkatërruar zyrën e al-Sadrit në këtë rajon. Gjenerali amerikan, John Abizaid, komandant i operacioneve në Irak ka tërhequr vëmendjen se durimi i Shteteve të Bashkuara me al-Sadr ka kufij.
12 militanëtë të së ashtëquajturës ushtri e Mehdiut janë vrarë gjatë ditës në qytetin Kufa. Ushtarët amerikanë kanë patrulluar në Falluxha për herë të parë që nga 31 marsi, kur u masakruan 4 civilë amerikanë.
XS
SM
MD
LG