Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit dhe kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, kanë dënuar vrasjen e djeshme të presidentit pro-rus të Cecenisë, Ahmad Kadirov.
Gjatë ditës është zhvilluar në fshatin e lindjes ceremonia e varrimit të Kadirovit, ku merrnin pjesë disa mijëra njerëz.
Kadirov u vra dje gjatë zhvillimit të ceremonisë që përkujtonte 59 vjetorin e fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.
Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG