Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Anëtarja e Këshillit Nacional Serb Rada Trajkoviq ka vlerësuar sot se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë është mposhtur. Nëse serbët fitojnë autonomi territoriale që u garanton siguri, ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, përndryshe kjo do të ishte përkrahje për institucionet të cilat bëjnë gjithë çka është e mundur që ata të zhduken nga Kosova, ka thënë Trajkoviq. Sipas saj, decentralizimi ka tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare e cila është e gatshme të njohë gjendjen faktike, të legalizojë spastrimin etnik dhe të përkrahë krijimin e Kosovës së pavarur, edhe pse kjo është në kundërshtim me rezolutën 1244.
Ndërkaq, Milan Ivanoviq, anëtar i këtij këshilli tha se sugjerimet e Këshillit të Evropës për decentralizimin janë të papranueshme pasi nuk kanë përfillur vërejtjet dhe propozimet e serbëve.
XS
SM
MD
LG