Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Në Nju Jork është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës. Në fjalën e hapjes, shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri ka mbështetur politikën standardet para statusit dhe ka hedhur poshtë propozimin e Beogradit për kantonizimin e Kosovës. Ai është angazhuar për një Kosovë multietnike, ndërsa ka vënë në pah synimin për bartjen e disa komptencave te vendorët, por që do të varet edhe nga aftësia e udhëheqësve të Ksoovës për të avancuar kushtet e jetës për minoritetet.
Në KS ka folur edhe Vuk Drashkoviq, ministër i jashtëm i serbisë dhe malit të Zi, i cili ka kërkuar avancimin e pozitës së pakicës serbe në Kosovë.
Drashkoviq ka thënë se shpërthimi i dhunës në mars ka qenë pasojë e dështimit të UNMIK-ut për të marrë në mbrojtje serbët dhe ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që tash të mbrojë serbët, ashtu siç i kishte mbrojtur shqiptarët në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG