Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Gjashtë ushtarë izraelitë dhe së paku shtatë palestinezë janë vrarë sot gjatë luftimeve të ashpra në Rripin e Gazës. Burime palestineze kanë thënë se më shumë se 110 palestinezë të tjerë janë plagosur në këto përleshje.
Ushtria izraelite ka thënë se luftimet kanë filluar kur trupat izraelite të mbështetura nga heliktopterët janë vënë në kërkim të një ndërtese ku ishin instaluar disa raketa. Ushtarët izraelitë ndërkaq janë vrarë nga një minë dhe përgjegjësinë për këtë e ka marrë krahu ushtarak i organizatës Hamas.
XS
SM
MD
LG