Ndërlidhjet

PRAGË


Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Gunter Ferhojgen, ka deklaruar se vendet e Ballkanit një ditë do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Ferhojgen ka përsëritur se Rumania e Bullgaria sipas të gjitha gjasave do të pranohen si anëtare të plota në vitin 2007, derisa Kroacia është në dhomën e parë të pritjes.
Më tej ai ka shtuar se zgjerimi i mëtejshëm nuk është përparësi e momentit për Brukselin, pasi politikat ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës është përparësia kryesore e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG