Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot në një takim z. Evand Galbraith, këshilltar për mbrojtje në misionin e Shteteve të Bashkuara në NATO, i cili shoqërohej nga shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Marcie Ries. Zyra e presidencës së Kosovës e ka cituar presidentin Rugova të ketë thënë se njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe do të siguronte mundësi për zhvillim më të shpejtë demokratik e ekonomik. Sipas komunikatës, zoti Galbraith ka theksuar përkushtimin e SHBA-ve në përpjekjet e përbashkëta për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG