Ndërlidhjet

logo-print

STRASBOURG


Ministria e jashtme e Finlandës ka njoftuar sot se shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri është dërguar në spital në Strasborug. Zëdhënësja e qeverisë finlandeze tha se Holkeri është dërguar në spital gjatë natës, pasi kishte marrë pjesë në një darkë shtruar nga Këshilli i Evropës. Në një komunikatë të UNMIK-ut në Prishtinë, thuhet se Holkeri vuan nga rraskapitja, për shkak të orarit të ngjeshur të punëve ditët e fundit. Më 11 maj ai mori pjesë në debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur takime në Këshillin e Evropës.
Sipas këshillës së mjekëve, Holkeri pritet të qëndrojë në spital disa ditë.
XS
SM
MD
LG