Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Forca paqëruajtëse e NATO-s në Kosovë ka reaguar ndaj disa vlerësimeve të shefit të UNMIK-ut Holkeri bërë në fjalimin e tij të para tri ditësh në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, ku ai thoshte se KFOR-i nuk i ka shtuar forcat deri sa nuk ka përfunduar dhuna. "Në të vërtetë, përforcimet e KFOR-it kanë luajtur një rol vendimtar për ndërprerjen e dhunës në trazirat e marsit", thuhet në komunikatën e KFOR-it. Brenda 24 orësh, përforcimet e para kanë arritur në terren dhe janë përfshirë në qetësimin e situatës, thuhet më tej në reagim, për të shtuar se Forcat operacionale Rezervë kanë luajtur rol vendimtar në misionin e KFOR-it për të ofruar ambient të sigurt në Kosovë.
XS
SM
MD
LG