Ndërlidhjet

ATHINË


Grupi ekstremist grek që veten e quan "Lëvizja revolucionare", përmes një letre ka kërcënuar vizitorët që planifikojnë të marrin pjesë në lojërat olimpike verore. Sipas të përjavshmes greke Pontiki, grupi ka marrë përgjegjësinë edhe për shpërthimet në stacionet e policisë në Athinë javën e shkuar. Zëdhënësi i qeverisë greke, Thodoros Rusopulos ka thënë se zyrtarët po i marrin seriozisht kërcënimet, por nuk janë të shqetësuar për këtë.
XS
SM
MD
LG