Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria amerikane ka njoftuar se dy ushtarë amerikanë janë vrarë nga një bombë në rajonin e Fallujas. Një ushtar tjetër ndërkaq ka vdekur nga plagët gjatë përleshjeve në provincën Anbar. Në qytetin Najaf, shefi i sapoemëruar i policisë, Ghaleb Xhezairi tha se kleriku radikal, Moqtada al-Sadr dhe militantët e tij po terrorizojnë banorët. Sulmi i militantëve besnikë të al-Sadrit kundër stacionit të policisë në Najaf ka shkaktuar vrasjen e së paku tre irakienëve.
XS
SM
MD
LG